Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Humbet duelet ndaj Interit, mbrojtësi i Barcelonës synon rikthimin në El Clasico

Ndeshjet e Kombëtareve në Nations League, i kushtuan shumë Barcelonës. Disa lojtarë u dëmtuan, mes tyre edhe Jules Kounde. Mbrojtësi francez pësoi një lëndim në duelin Francë-Austri.

Katalanasja Sport.es raporton se 23-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për teknikun Xavi për duelet e së shtunës ndaj Mallorcas së Muriqit, takimin ndaj Celta Vigo-s dhe dy përballjet e Champions League kundër Interit (4 dhe 12 tetor).

Objektivi i qendërmbrojtësit, i cili aktivizohet edhe si mbrojtës i djathtë, është rikuperimi për El Clasico-n ndaj Realit të Madridit. Kampionët e Spanjës dhe Europës, presin Barcelonën në “Santiago Bernabeu” më 16 tetor.

Kounde po punon për të qenë në dispozicion për përballjen më të rëndësishme të kampionatit spanjoll. Ky është objektivi i lojtarit, i cili ka nisur përgatitjet bashkë me lojtarët e tjerë të dëmtuar të Barcelonës.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...