Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Humbet mes tensioneve ndaj Utrecht, Ajax në krizë totale vuan në zonën e rrezikut

Ajax ndodhet në një krizë totale, ndërsa pas nëntë javësh kampionat vuan në vend të parafundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

Skuadra e Stejin u mund me rezultatin 4-3 nga Utrecht këtë të dielë, në ndeshjen që u shoqërua me tensione ndërprerje.

Lexoni edhe:

Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 44’, me Flamingo që kaloi ekipin e tij në avantazh. Goli i dytë i këtij takimi u realizua në minutën e 48’ van der Hoorn që dyfishoi avantazhin e vendasve.

Ajax provoi të reagonte me Hlynsson në minutën e 52’, që rihapi sfidën, ndërsa po ai vetëm tre minuta më vonë shënoi golin e barazimit për Ajax.

Miqtë vazhduan me sulmet dhe në minutën e 65’ Bergwijn kaloi ekipin e tij në avantazh. I shpejt ishte reagimi i vendasve që barazuan me Toornstra në minutën e 71’.

Ndeshja u tensionua kur tifozët filluan të gjuanin me gota dhe objekte të tjera në drejtim të lojtarëve në minutën e 89’, me skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes, deri në momentin që situata u qetësua.

Sapo u rikthyen në fushë, në minutën e 90’ të lojës Fraulo vulosi sfidën, duke shënuar golin e katërt për vendasit dhe duke rikonfirmuar krizën e Ajax.

Pas javës së nëntë të Eredivisie, Utrecht renditet në vend të 16-të me gjashtë pikë, ndërsa Ajax në vend të 17-të me pesë pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...