Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Humbi 5 kg në 20 ditë, Balotelli gati të debutojë te Monza

Mario Balotelli është gati të shfrytëzojë shansin e fundit (siç e përcaktoi vetë Galliani). Sulmuesi italian duhet të thirret nga Brocchi për ndeshjen e madhe të Serisë B, Monza-Salernitana, që do të zhvillohet të mërkurën. Pas një periudhe relativisht të shkurtër stërvitje intensive (ka humbur 5 kilogramë), Balo është gati të dëfrehet në fushë dhe të fitojë tri pikë, edhe nëse do t’i duhet ta nisë në stol. 30-vjeçari nuk luan një ndeshje zyrtare që nga muaji mars.

Corriere della Sera tregon javët e fundit të 30-vjeçarit të ndarë midis hotelit (sipas paktit me Gallianin duhej të jetonte jo më larg se 30 km nga Monza dhe jo në Brescia siç do të dëshironte), shoferit personal (i cili e shoqëron atë në stërvitje, për të mos u vonuar) dhe dietës.

Në fakt, Balotelli i ka dërguar Gallianit fotot e peshores çdo mëngjes për të vërtetuar progresin në zvogëlimin e masës dhjamore: “Ai duket shumë i motivuar, ka ardhur tek ne me qëllimet më të mira dhe tani gjithçka varet vetëm nga ai”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...