Timo Werner do të jetë mungesa e madhe e Gjermanisë në Botërorin e Katarit. Sulmues dëmtoi kaviljen në pjesën e parë të sfidës Shakhtar Donetsk-Leipzig (0-4) dhe tani duhet ta shohë Kupën e Botës në televizor.
Edhe pse po kalon momente shumë të vështira, 26-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke konfirmuar mungesën në kompeticionin më të rëndësishëm në futboll. “Një situatë e vështirë për t’u përballuar.
Do të jem jashtë fushave për javët e ardhshme, do të mungoj në Kupën e Botës dhe do më duhet të mbështes Leipzigun dhe kombëtaren gjermane nga divani për fat të keq. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”, shkruan Werner, autor i 24 golave me “Pancerat”.
