Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Humbi dy 11-metërsha në eliminimin e Boca Junior, Corinthians tallet keq me sulmuesin (video)

Skuadra braziliane Corinthians i dha një goditje shumë të rëndë Boca Juniorsit, duke i eliminuar argjentinasit brenda në “Bombonera” në Copa Libertadores pas goditjeve të 11-metërshave (koha e rregullt në të dyja sfidat përfundoi 0-0).

Protagonist negativ i mbrëmjes për Bocan ishte Dario Benedetto, ish-sulmues i Olimpikut të Marsejës dhe përfaqësueses së Argjentinës. 32-vjeçari humbi dy herë penallti, gjatë ndeshjes dhe në fund në seritë që do të përcaktonin fituesin.

Corinthians nuk sulmoi pothuajse gjatë 90 minutave në “Bombonera”, futbollistët e ekpit brazilian rezistuan dhe në fund heroi tyre rezultoi portieri Cássio. Klubi brazilian kaloi në çerekfinale të Copa Libertadores.

Nëse stafi dhe futbollistët e Corinthiansit u munduan t’i ngushëllonin rivalët në fushë, në rrjetet sociale klubi brazilian u tregua i pamëshirshëm. Madje tifo-grupi më i madh i tifozëve të Cornthiansit, “Gaviões da Fiel Torcida” ironizuan kundërshtarët me një fotomontazh të sulmuesit Dario Benedetto, sikur të ishte partner i tyre. Ky postim ka nxitur reagime të shumta të tifozëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...