Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Humbi Eriksenin, Tottenhami firmos me “yllin” e PSV-së

Tottenhami ka ndërhyrë menjëherë në merkato, pasi humbi shërbimet e Christian Eriksenit, i cili u ble nga Interi. Klubi londinez ka nënshkruar me sulmuesin e krahut, Steven Bergwijn, i cili vjen PSV Eindhoven, për 27 milionë stërlina.

22-vjeçari ka hedhur firmën në kontratën e re me Tottenhamin, me kohëzgjatje deri në vitin 2025.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho është gjashtë pikë larg vendit të katërt në Premier League. Objektivi i portugezit është kualifikimin në Champions League.

Bergwijn, i cili numëron nëntë ndeshje me Holandën, mund të debutojë në sfidën e “zjarrit”, këtë fundjavë, përballë Manchester City-t. Holandezi do të mbajë veshur fanellën me numër 23.

“Kjo sigurisht që është një ëndërr e bërë realitet. E ndiej që ishte momenti i duhur për ta ndërmarrë këtë hap. Gjithmonë kam kërkuar të punoj me një trajner të madh Mourinho dhe tani do të luaj për të. Kam ardhur këtu për të fituar trofe,” – ishin fjalë parë të Steven Bergwijn si lojtar i Tottenhamit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...