Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

Humbi gjerndanin e artë, luftëtari i UFC-së arrestohet në aeroport

Luftëtari i UFC-së, Israel Adesanya (neozelandez me origjinë nga Nigeria), është arrestuar në aeroportin JFK të Nju Jorkut për posedimin e një dorëze bronzi, që konsiderohet armë e ftohtë në këtë shtet amerikan. Superylli i UFC-së humbi gjerdanin e artë në peshën e mesme në ‘Madison Square Garden” të Nju Jorkut të shtunën në mbrëmje, pasi u mund nga Alex Pereira me nokaut teknik në raundin e pestë.

Adesanya, 33 vjeç, po përgatitej të largohej nga Nju Jorku të mërkurën pasdite, por u arrestua në aeroportin për “posedim të armëve kriminale”. Kjo armë në fjalë është një dorezë metalike prej bronzi, e paligjshme në shtetin e Nju Jorkut.

Menaxheri i tij, Tim Simpson, doli me një deklaratë, duke thënë se “Izraeli mori një dhuratë nga një fans, të cilën e vendosi në bagazhin e tij. Kur u ndalua në aeroport, e hodhi menjëherë sendin dhe bashkëpunoi me autoritetet. Ai u pajtua me rrethanat, kështu që çështja u hodh poshtë dhe ai është rrugës për në shtëpi.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...