Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Humbi kompjuterin e punës, trajneri i Islandës vonon nisjen e avionit

Heimir Hallgrímsson, trajneri dentist i Islandës, që i ka bërë të ëndërrojnë tifozët me pjesëmarrjen e parë në Botëror, ka një kompjuter ku mban të dhënat e 20 viteve punë, të cilat e kanë ndihmuar deri në arritjen e këtij suksesi: shënime rreth taktikës apo prezantime të tjera që duhet t’ua tregojë tifozëve para ndeshjeve.

Mirëpo të dielën, para se të nisej drejt Rusisë, kuptoi se në bagazhet e tij nuk ndodhej kompjuteri. Shqetësimi ishte i madh, si për humbjen e mundshme të materialeve, që konsiderohen shumë të vlefshme, ashtu edhe për avionin që nuk duhej humbur drejt qytetit rus, Gelendzhik. Por çfarë ka ndodhur?

Hallgrímsson i kishte vendosur valixhet në autobusin e gabuar, atë që nuk do të shkonte drejt aeroportit, por në Stykkishólmur, një fshat peshkatarësh në perëndim të Islandës. Gabimi u zbulua vetëm kur autobusi me bagazhet e trajnerit po kalonte në tunelin Hvalfjarðargöng, që lidh kryeqytetin me pjesën perëndimore.

Por, në këtë pikë, u gjend një zgjidhje emergjente. Një anëtar i federatës, që jeton pranë Stykkishólmur, ka ndalur autobusin me ndihmën e policisë pikërisht në fund të tunelit. Është nisur menjëherë më pas drejt aeroportit, për t’ia dorëzuar trajnerit. Për këtë arsye avioni u nis me një orë vonesë. “Shpresojmë të jetë gabimi i vetëm në Botëror,” – deklaroi zëvendësi i Hallgrimsson, Helgi Kolvidsson. Për të “korrigjuar” gabimin, trajneri dentist u ofroi kafe të gjithë pjesëtarëve të ekipit, që të vononte sa të mundej kohën e nisjes së avionit.

“Është bukur kur e nis kështu këtë aventurë… Jam i sigurt që në ditët në vijim stafi im do të më bëjë ta paguaj këtë gabim.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...