Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Humbi me Llapin, Feronikeli largon trajnerin Sopi

Difsata në Podujevë, përballë Llapit (2-1), nuk është kapërdirë nga drejtuesit e Feronikelit, që shohin t’u zvogëlohen mundësitë për t’u rikonfirmuar kampionë të IPKO Superligës së Kosovës. Me anë të një njoftimi për shtyp, klubi nga Drenasi ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Agim Sopi.

“Pas ndeshjes së sotme, drejtues të KF Feronikelit kanë mbajtur takim me këshilltarin e presidentit z. Albert Bunjaku dhe trajnerin e klubit të Feronikelit, z. Agim Sopi. Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes dyshes Bunjaku-Sopi me klubin e Feronikelit.

Klubi i futbollit Feronikeli, i uron shumë suksese z. Bunjakut dhe z. Sopi në hapat e tyre të mëtutjeshëm dhe i falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishin në klub.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...