Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Humbi portierin në tërmetin shkatërrues, skuadra turke merr vendimin ekstrem

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi shkaktoi dëme të mëdha me pasoja në jetë njerëzish ku deri më tani numëron më shumë se 15.000 viktima. Sigurisht, fatkeqësia natyrore nuk mund të mos ndikonte edhe në botën e futbollit teksa së fundmi skuadra e Ligës së Dytë turke, Yeni Malatyaspor ka vendosur të tërhiqet nga kampionati.

Për fat të keq, Malatyaspor humbi edhe portierin Turkaslan si pasojë e tërmetit me trupin e 28-vjecarit që u gjet i pajetë nën rrënoja.

Në këtë formë, presidenti i klubit turk, Ahmet Yamanva deklaroi vendimin për të tërhequr skuadrën që tashmë në pjesën e dytë sezonit nuk do të jetë prezente. Mbetet për t’u parë edhe vendimi i Federatës në lidhje me Malatyaspor nëse do të ketë penalizim apo mirëkuptim në këtë rast që shkon përtej futbollit.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...