Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Humbi rolin e titullarit te PSG-ja, Paredes vendos për të ardhmen

PSG vijon punën për rinovimin e skuadrës, me parizienët që kërkojnë të bëjnë ndryshime të theksuara për sezonin e ri.

Shumë lojtarë janë në derën dalëse të skuadrës dhe njëri prej tyre ishte edhe Leandro Paredes. 27-vjeçari zhvilloi vetëm 22 paraqitje sezonin e fundit dhe shënoi vetëm një gol, duke humbur shumë terren në formacionin e Pochettino-s, ndaj argjentinasi kishte filluar të mendonte për një largim të mundshëm nga Parisi.

Gjithsesi, në orët e fundit gjithçka ka ndryshuar dhe këtë e ka konfirmuar vetë mesfushori, i cili ka deklaruar se do të vijojë karrierën në Paris, pavarësisht kontakteve që ka pasur edhe nga kampionati italian dhe jo vetëm.

“Do të qëndroj këtu, në Paris. Nuk mendoj se është momenti për t’u larguar dhe pse kam pasur disa oferta.” – tha ishi i Boca Juniors.

Pikërisht, në javën e fundit ishin shtuar zërat se, Paredes mund të rikthehej në Argjentinë, por 27-vjeçari kërkon të luajë përsëri në nivele të larta dhe të qëndrojë në “kontinentin e vjetër”. Kontrata e argjentinasit me PSG-ën skadon në verën e ardhshme dhe duket se ky vendim ka ardhur pas një bisede të zhvilluar edhe me drejtuesit, por mbetet e paqartë e ardhmja, pasi në verën e vitit 2023, Paredes do të jetë nj ëlojtar i lirë.

Leandro mbylli sezonin e katërt në Paris dhe numëron 113 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe 3 gola.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...