Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Humbja dramatike në derbi, Mezani heq dorë nga drejtimi i Gjilanit

Gentian Mezani nuk është më trajneri i Gjilanit në Ipko Superligën e Kosovës. Vendimi i teknikut 41-vjeçar për të dhënë dorëheqjen është pranuar sot nga drejtuesit e klubit, të cilët njoftuan edhe divorcing mes palëve me një komunikatë zyrtare.

Menjëherë pas humbjes dramatike në derbin ndaj Dritës, ku Gjilani pësoi dy gola në minutat e fundit dhe u mposht me rezultatin final 2-3, Mezani paraqiti me këmbëngulje dorëheqjen dhe drejtuesit vendosën të pranojnë vullnetin e tij.

Në komunikatën e klubit Kosovar thuhet se Mezani kishte paraqitur dorëheqjen edhe pak kohë më parë, ku qëndroi rreth një muaj në Shqipëri për shkaqe personale, por drejtuesit e Gjilanit ia kishin refuzuar atë.

Gentian Mezani mori drejtimin e Gjilanit në vitin 2019 dhe sezonin e kaluar arriti të renditet në vendin e dytë, duke marrë pjesë për herë të parë në eliminatoret e Europa Leagues, ndërsa me largimin e vlonjatit, skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Sallah Sherifi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...