Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Humbja e ‘garës’ për Superkupën, reagon FSHF-ja

UEFA vendosi të rrëzojë sërish kandidaturën e ‘Arenës Kombëtare’, për të pritur finalen e Superkupës më vitin 2020, pas asaj të 2019-ës, ndërsa këtë herë ka zgjedhur stadiumin e Portos në Portugali.

Pas publikimit të fituesve ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, duke thënë se këtë herë ‘Arena kombëtare’ ishte renditur e treta sipas sistemit të pikëzimit, por pa arritur të fitojë të drejtën e pritjes së këtij eventi.FSHF thekson se ashtu si për Superkupën e 2019-ës, edhe këtë herë garoi me një projekt, pasi stadiumi është ende në ndërtim e sipër.

Nga ana tjetër, me ‘Arenën Kombëtare’ që pritet të përfundojë së shpejti, Federata shprehet se vitin e ardhshëm do të aplikojë sërish, për Superkupën e vitit 2021, këtë herë me një stadium të përfunduar dhe të inauguruar, çka do të rritë shanset për të fituar të drejtën e pritjes së këtij eventi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...