Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Humbja e Milanit, Fassone ngre zërin ndaj lojtarëve

Dy humbje në gjashtë ndeshje, nuk janë pritur aspak mirë nga drejtuesi i Milanit, Marco Fassone, i cili ka ngritur zërin ndaj futbollistëve të ekipit dhe u ka kërkuar të kujtojnë për cilin ekip luajnë. Fassone ka marrë në mbrojtje edhe trajnerin Montella, duke thënë se nuk është aspak faji i tij dhe i skemave të tij, për këto paraqitje të Milanit.

“Vlerësimet teknike dhe taktike i bëjnë Montella dhe Mirabelli, por unë nga jashtë pashë që në fushë mungoi shpirti i garës dhe për këtë recetat janë të pakta. Të gjithë duhet të shohin në sy njëri-tjetrin, të kujtojnë që luajnë për Milanin dhe të mos na ‘dhurojnë’ më paraqitje si kjo e sotmja”, u shpreh drejtuesi i kuqezinjve.

Fassone është njeriu që ka bërë merkaton e Milanit, duke sjellë në ekip futbollistë cilësorë dhe me eksperiencë, ndërsa vazhdon të theksojë se synimi i Milanit është pjesëmarrja në zonën Champions.

“Kemi futbollistë të rinj, por kemi edhe të tjerë me mjaft eksperiencë, ndaj nuk duhet të gjejmë alibi. Duhet të përqendrohemi te objektivi ynë primar, pjesëmarrja në Champions, por kjo nuk arrihet me paraqitje si kjo e sotmja”, u shpreh Fassone.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...