Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Humbja e miqësores me Spanjën, Reja: Ekipi bëri lojë të bukur, e pësuam nga gabimet

Për trajnerin e kombëtares shqiptare, Edoardo Rejan, humbja ndaj Spanjës ishte një rezultat që duhej të ishte evituar nga ekipi “kuqezi”.

Ndërsa ka folur për emisionin “Kuqezi” në “Supersport”, tekniku italian theksoi se përfaqësuesja bëri një lojë shumë të bukur, por shtoi se janë disa gabime që gjithmonë e penalizojnë Shqipërinë.

Reja shtoi ndër të tjera nuk bëri veçime se cili lojtar ishte më mirë dhe cili më dobët, ndërsa u shpreh se miqësorja e sotme tregoi se Shqipëria ka një ekip shumë të mirë.

Ndeshja: Do të ishte shumë e bukur nëse do të kishim shkuar në shtëpi me një barazim. Na mbetet një zhgënjim i madh në golin e dytë. Djemtë kanë shpenzuar shumë energji, punuan mirë në pjesën mbrojtëse. Por gabuan në momentin e golit të parë. Më vjen keq për gabimet që bëjmë dhe që s’po bëjmë dot atë hapin që të tregojmë që jemi një skuadër e fortë. Kemi gabuar edhe ndaj Polonisë, nuk mund të dhurojmë gjithmonë. Bëmë një lojë të mirë, por na mungojnë detajet e vogla për të bërë hapin e madh.

Pjesa më pozitive dhe negative në ndeshje: Më vjen shumë keq për djemtë për ato gabime, por janë gjëra që ndodhin dhe duhet t’i rregullojmë. Ekipit do i jap një notë mjaftueshëm, nuk i ndaj, kush mirë e kush keq. Bëmë një paraqitje të mirë për të përballuar Spanjën, nuk mund të them se kemi nota negative, duke ditur se kishim përballë një ekip si Spanja.

Reparti dhe lojtari që prisnit më shumë: Mendoj që skuadra bëri mjaftueshëm, nuk mund të them që kishte reparte apo lojtarë që nuk bënë atë që duhet. Nuk ishim shumë të aftë në mbajtjen e topit që të përballonim Spanjën. Bëmë disa lëvizje të mira dhe patëm disa raste me shumë, me pak fat mund të kishim bërë më shumë. Nuk mund të vë nota dhe nuk dua t’i them asgjë djemve. Nuk duhet të jemi të përqendruar për 90 minuta, por duhet të jemi të përqendruar për 100 minuta.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...