Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Humbja e thellë në derbi, Pioli nuk vihet ne diskutim!

Soccer Football - Serie A - Inter Milan v AC Milan - San Siro, Milan, Italy - September 16, 2023 AC Milan's Rafael Leao in action with Inter Milan's Nicolo Barella REUTERS/Daniele Mascolo

Milani konfirmon Stefano Piolin, për momentin. Trajneri humbi derbin me Interin në mënyrën më të keqe, me zgjedhje që dënuan Milanin. Filmi është i njëjti për gjithë këtë 2023, ku Milani ka humbur të pesta përballjet me rivalët zikaltër me një golaverazh të sikletshëm prej 12 golash të pësuar dhe vetëm 1 të shënuar.

Trajneri u besoi ideve të gushtit, duke ripropozuar të njëjtën skuadër, me të njëjtat parime loje. Në këtë mënyrë iu dorëzua një Interi të fortë, të organizuar, kirurgjikal në mbylljet në mbrojtje dhe nisjet në sulm, duke shfrytëzuar gabimet e shumta të Milanit si në sjelljen në fushë ashtu dhe në markim.

Rrjetet sociale kanë dënuar Piolin dhe grupimet e ultrasve milaniste e kanë sulmuar, edhe për faktin se në deklaratën pas ndeshjes zgjodhi të mos kërkonte ndjesë, duke u shfaqur mjaft nervoz. Gjithsesi, në klub nuk mendojnë se e gjithë përgjegjësia është e trajnerit.

Milani edhe në zotërimin e topit ishte i ngadaltë në qarkullim, Leao kishte vështirësi për të ndezur shkëndijën, 3 sulmuesit që hynë në fushë nuk dhanë asgjë. Askush nuk diti si ta nxirte skuadrën ngavështirsitë. Teksa shihej Pioli që i bërtiste Chukweze, duke konsideruar edhe paraqitjet e Okafor në këtë fillim sezoni dhe të Jovic të shtunën, shumë dyshime bien edhe mbi paprekshmërinë e Giroud.

Lexoni edhe:

Kjaer demonstroi vështirësi për të mbrojtur larg portës, dhe Thiaw vuajti shumë më tepër se ai.  Me Thuram në fushë të hapur, kishte makthe për mbrojtjen e Milanit. Loftus Cheek dhe Reijnders janë lojtarë që shohin para dhe japin më të mirën kur kanë topin dhe japin më pak kur bëhet fjalë për të ndjekur duke mbrojtur. Gjithsesi pavarësisht reflektimit për momentin Pioli nuk preket, edhe sepse shumë shpejt vjen sfida me Neëcastle.

 

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...