Serie A

“Humbja e vjetshme na djeg akoma, dua të fitoj titullin me Interin”

Denzel Dumfries është ndalur te objektivi i Interit, zërat e merkatos që e lidhin me një transferim në Premier League dhe ndryshimin mes futbollit italian dhe atij holandez.

Gjatë prononcimit për De Telegraaf, lojtari i ekipit zikaltër thekson se ai dhe shokët e tij duan të fitojnë Serie A, pasi dështimi në sezonin e kaluar dhemb akoma.

Duam të fitojmë titullin kampion, sepse e humbëm vitin e kaluar, diçka që na djeg ende. Merkato? Padyshim që më vjen mirë në lidhje me ofertat e klubeve të tjera, por unë mbetem i fokusuar tek Interi”, deklaroi 26-vjeçari.

Më pas një koment në lidhje me ndryshimin mes futbollit holandez dhe atij italian. “Në Kombëtare aplikojmë shumë presingun ndaj lojtarit që zotëron topin, ndërsa në Itali mbrohet shumë mirë nga pozicioni i tij.

Megjithatë, të qëndrosh i qetë kur kundërshtari ka topin është gjithashtu art”, deklaroi anësori i djathtë i nënkampionëve të Italisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency