Ndryshim stoli në La Liga. Almeria u shkatërrua 5-1 në transfertë kundër Sevillas, rezultat që i kushtoi vendin e punës 48-vjeçarit Vicente Moreno.
Për të cilin aventura në stolin e skuadrës spanjolle zgjati vetëm 7 ndeshje. Gjatë së cilave Almeria ka siguruar dy barazime dhe pesë humbje.
Duke mbajtur vendin e fundit në kampionatin spanjoll të futbollit me 2 pikë. Drejtuesit nuk kanë humbur kohë, duke piketuar menjëherë teknikun e ri.
Lexo edhe:
- “Pa Sylvinhon nuk do isha pjesë e Shqipërisë”, Asani për “Elite Show”: Ndaj Çekisë ndeshja e jetës
- Rrëfimi i Muçit për “Elite Show”/ Nga merkato, te kombëtarja dhe… Tirana
- E BUJSHME! Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s!
- HISTORIKE/ Euro 2025 do të organizohet në Shqipëri
- “Një regjizor i bukur dhe i pastër”, ja nota e Ramadanit pas ndeshjes me Juventusin
Ai është Javi Gracia, një trajner me eksperiencë të madhe. 53-vjeçari ka drejtuar skuadra si Leeds United dhe Watford në Premier League, Rubin Kazan në Rusi apo Al Sadd në Katar. Ndërkohë që ka punuar edhe në Greqi.
Në Spanjë ka punuar me klube si Valencia, Malaga, Osasuna dhe Almeria. Këta të fundit i drejtoi në sezonin 2012-2013.
Gracia pritet të rikthehet pas 10 vitesh në pankinën e Almerias, me objektivin për të mbajtur skuadrën andaluze në elitën e futbollit iberik.
