Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Humbja ndaj Brighton, Lampard rrezikon stolin e Everton

Disfata përballë Brighton ka vendosur zyrtarisht në pikëpyetje të ardhmen e Frank Lampard te Everton.

Humbja në shtëpi ishte një rezultat zhgënjyes, pasi tani Everton numëron shtatë ndeshje midis kampionatit dhe kupës në seri pa fitore, një rezultat i cili mungon nga 22 tetori, ditë kur skuadra e Lampard triumfoi ndaj Crystal Palace.

E ardhmja e 44-vjeçarit tani është e pasigurt, pasi ai dhe ekipi i tij po lundrojnë në ujëra të trazuara, kjo për faktin se Everton tani është një prej skuadrave që llogaritet që në pjesën e dytë të sezonit të luajë për mbijetesë.

Pas 18 javësh “Blutë” numërojnë 15 pikë, me tre fitore, 6 barazime dhe 9 humbje dhe kanë sulmin e katërt më të dobët në “ishull”.

Sot, ende pa mbushur vitin, Lampard rrezikon shkarkimin pasi është shumë larg objektivave të fillim sezonit dhe kthesa duket një mision i pamundur. Barazimi përballë Manchetser City-t krijoi idenë se diçka po ndryshonte, por disfata e 3 janarit në shtëpi ndaj Brighton tregoi edhe një herë tjetër limitet e kësaj skuadre.

Ishi i Chelsea mori drejtimin e skuadrës më 22 janar dhe deri më tani numëron 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet me 12 fitore, 8 barazime dhe 21 humbje, ndërsa takimi përballë Southampton, skuadër e cila pozicionohet në vendin e fundit shihet si mundësia e vetme që Lampard ka për të mbajtur vendin e punës dhe pse më parë Everton do luajë ndaj Manchester United në FA Cup.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...