Nuk janë kohë të qeta për Manchester United, aktualisht në vendin e 13-të në klasifikimin e përgjithshëm të Premier League-s pas pas disfatës ndaj Brightonit.
Por lajmet e këqija nuk mbarojnë me kaq. Pikërisht ndaj skuadrës së Roberto De Zerbit u dëmtua Aaron Wan-Bissaka dhe koha që do të qëndrojë në infermieri nuk është e parëndësishme.
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
Siç u njoftua nga vetë “Djajtë e Kuq”, mbrojtësi i djathtë ka pësuar një dëmtim serioz të tendinës.
“Do të nevojiten teste të mëtejshme për të përcaktuar kohën e rikuperimit, por indikacionet fillestare sugjerojnë se ai do të mungojë për disa javë”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.
