Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka analizuar humbjen ndaj Elches së vendit të fundit.
Duke folur për mediet pas këtij takimi, Simeone u shpreh se skuadra e tij nuk bëri ndeshjen që duhej të bënte.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Triumfi me “manita”, Muçi gjen golin e radhës në Poloni
- Tragjedi në Juventus-Sevilla, tifozi ndërron jetë në stadium
- Rinovimi/ Takimi me presidentin, Spalletti zbulon se çfarë ndodhi
- Manchester City, ankohet Guardiola: Na “fiku” Eurovizioni!
“Një ndeshje që Elche e luajti shumë mirë, në të cilën patën më shumë intensitet. Le të përgëzojmë kundërshtarët, një skuadër e rënë që ka bërë shumë përpjekje në këtë ndeshje dhe ka treguar se sa i bukur është futbolli. Nuk luajtëm lojën që donim të luanim, le të mendojmë të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Vendi i dytë? Ne po mendojmë vetëm për kualifikimin në Champions League.”-tha ai.
