Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Humbja ndaj Kukësit/ Liçi: Ne nuk kemi më objektiva, po provoj lojtarët e rinj

Për Gentjan Liçin humbja ndaj Kukësit ndodhi sepse Skënderbeu nuk ka më objektiva, por edhe sepse po eksperimenton me lojtarët e rij.

Duke folur në për emisionin “Gol pas Goli”, Liçi theksoi se ata po provojnë lojtarët e rinj në mënyrë që të dinë si të formojnë skuadrën e sezonit të ardhshëm, të cilin Skënderbeu do e kalojë në Kategorinë e Parë.

Ndërsa për ndeshjen e fundit të sezonit, atë ndaj Teutës, trajneri shtoi se për ta tashmë nuk kanë më rëndësi pikët.

Humbja ndaj Kukësit: “Siç e thash edhe javën e parë ne po aktivojmë lojtarë që kanë pak minuta, edhe sot aktivizuam tre të rinj dhe sigurisht duke pasur lojtarë të rinj është e vështirë t’i kërkosh më shumë apo të bësh më shumë.”

Pse lojtarë të rinj?Kjo vjen sepse ne nuk kemi objektiva dhe sigurisht po përgatisim skuadrën për vitin tjetër, shumë lojtarët nuk e dinë ende nëse do të jenë pjesë e ekipit.”

Teuta, në takimin e fundit:Për ne nuk ka rëndësi fitorja dhe tre pikët, ne do mundohemi të përfaqësojmë sa më mirë ngjyrat e ekipit dhe të provojmë sa më shumë lojtarë që t’i kemi gati për sezonin tjetër.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...