Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Humbja ndaj Luzit rezulton fatale, Bubeqi shkarkohet në ndeshjen e 200 si trajner

Humbja ndaj Luzit rezulton fatale, Bubeqi shkarkohet në ndeshjen e 200 si trajner
Humbja ndaj Luzit rezulton fatale, Bubeqi shkarkohet në ndeshjen e 200 si trajner

Humbja 1-5 në shtëpi përballë Luzit, ka rezultuar fatale për trajnerin e e Burrelit, Dorian Bubeqi, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur zyrtarisht shkarkimin e tij.

Tekniku 45-vjeçar mori drejtimin e Burrelit më 27 janar të këtij viti dhe drejtoi skuadrën matjane për plot 27 ndeshje, duke regjistruar 10 fitore, 6 barazime dhe 11 humbje.

Disfata që ‘mbushi kupën’ ishte pikërisht ajo ndaj kavajasve të Luzit, me rezultatin e thellë, teksa vlen të theksohet se Bubeqi u shkarkua pikërisht mbas ndeshjes së tij të 200-ë si trajner.

Lexo edhe: 

Kavajasi 45-vjeçar e ka nisur karrierën si trajner te Besa më 22 prill të 2015-ës dhe ka drejtuar dy herë skuadrën e tij të zemrës, dy herë Erzenin e Shijakut, një herë Korabin e së fundi Burrelin.

Në 200 ndeshje në pankinë, thuajse të gjitha në Kategorinë e Parë, tekniku Bubeqi ka një bilanc prej 78 fitoresh, 38 barazimesh dhe 84 humbjesh.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...