Paris Saint-Germain nuk po mundet të dalë dot nga krizë dhe këtë e tregoi edhe në sfidën e fundit në kampionat ndaj Rennes, të cilën skuadra e Christophe Galtier e humbi me rezultatin 0-2.
Në këtë situatë një nga pyetjet që është duke u diskutuar shumë së fundmi në media është: “A është pozicioni i Christophe Galtier te Pais Saint-Germain i sigurt pas humbjes në shtëpi ndaj Rennes, ndërsa më herët u eliminua në fazën e 1/16-ave nga Champions League?”.
Lexo edhe:
- Kombëtare/ Ismajli nuk ia del, Sylvinho gjen zëvendësuesin e tij në Portugali
- VIDEO/ Roma humbet derbin, Lazio e Hysajt ngjitet në vendin e dytë
- Red Bull dominon në Arabinë Saudite, Verstappen rikuperon 13 pozicione/ Përmirësohet Mercedes
Një çështje të cilën trajneri ka dashur ta mbyllë me një përgjigje shumë të qartë.
“Unë fokusohem vetëm në dhjetë ndeshjet e mbetura për të fituar kampionatin. E them këtë me shumë qartësi, përpiqem t’i mbaj të gjithë lojtarët të bashkuar, nuk duhet të dorëzohemi sepse fundi i sezonit është larg. Nuk jetoj në mënyrë pasive apo me shqetësim për të ardhmen time. Dua të jem në gjendje të garantoj se në fund të sezonit do të jemi kampionë të Francës, por do të duhet të gjejmë sërish forca.”-deklaroi ai.
