Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Humbja ndaj Shakhtar Donetsk, Leipzig shkarkon trajnerin

Leipzig ka shkarkuar nga posti i trajnerit Domenico Tedesco. Disfata e fundit në Champions League përballë Shakhtar Donetsk në shtëpi me rezultatin 1-4,  ka sjellë dhe fundin e epokës së tij në drejtimin e klubit Gjerman e cila zgjati vetëm 272 ditë. Gjithashtu nga klubi janë larguar edhe dy ndihmës trajnerat Andreas Hinkel dhe Max Urwantschky

Gjermani sezonin e fundit në Bundesligë e mbylli në vendin e katërt me ekipin e Leipzig, ndërsa suksesi më i madh ishte fitimi i kupës së Gjermanisë përball Freiburg. Gjithashtu në epokën e Tedescos, Leipzig humbi finalen e Super Kupës së Gjermanisë përball Bayern Munich.

Tedesco e udhëhoqi Leipzig deri në raundin e gjysmë finaleve të kompeticionit të Europa League,  ku klubi Gjerman u eliminua nga Skocezët e Rangers.

Ndërsa në sezonin e ri që ka nisur në Bundesligë, në pesë javët e para Leipzig ka grumbulluar vetëm pesë pikë, totalisht jashtë pritshmërive që drejtuesit e klubit kanë për ekipin.

Klubi në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, falenderon gjermanin për punën e bërë dhe gjithashtu bëjnë të ditur se së shpejti në kohën e duhur do të prezantohet dhe trajneri i ri.

 

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...