Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Humbja ndaj Slavia Prague/ Daja, akuza arbitrit: Na mohoi penallti të pastër dhe një tjetër të diskutueshme

Për trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën, humbja në shtëpi 0-1 ndaj Slavia Prague, ndodhi më shumë për shkak të vendimeve të arbitrit.

Duke folur për emisionin “Zona Gol” në “SuperSport” ai akuzoi gjyqtarin se nuk u dha një penallti të pastër dhe një të diskutueshme.

Më tej trajneri theksoi se ka oferta nga jashtë për lojtarët, ndërsa shtoi se pavarësisht dëshirës së tij nuk mund t’i mbajë të gjithë lojtarët që ka.

Si shkoi ndeshja?Mendoj që ishte një penallti e pastër e pa dhënë dhe një e diskutueshme. Jo se ul meritat e kundërshtarit, pasi kishim ekipin më të fortë të grupit. Me këtë intesitet duhet të them që të gjithë klubet në Kosovë në “transfermarkt” vlejnë 25 milionë euro, ndërsa Slavia Prague vlen rreth 50 milionë euro, pra dyfishi. Pra kishim një kundërshtar shumë të fortë përballë.”

Dëmtimi i Ermal Krasniqit: “Shpresoj të mos ketë gjë të rëndë pasi është shumë i rëndësishëm për sulmin tonë. Dalja e Ermalit na i vështirësoi gjërat, pro këta djem meritojnë vetëm fjalë të mira.”

Ecuria:Të gjithë sportdashësve kosovar ia kemi kthyer mbështetjen, pasi jemi ekipi i vetëm deri tani që Slavia Prague i kemi shënuar dy gola. Deri këtu mendoj që ka qenë një paraqitje e mrekullueshme.”

Oferta nga jashtë për lojtarët: “Oferta ka, por po t’më pyesnin mua nuk do shisja asnjë, por politikat e klubit, duke iu dhënë mundësinë lojtarëve për të shkuar jashtë, mendoj se duhet t’i shesim. Njëkohësisht ta përdorim si politikë për t’ju thënë lojtarëve hajdeni te Ballkani se mund të shkon jashtë më pas.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...