Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Humbja ndaj Zvicrës, Enrique: Kemi edhe një ndeshje tjetër, do fitojmë në Portugali

Pas një viti, Spanja pësoi humbjen e parë, me Zvicrën që triumfoi 1-2 në “La Romareda” në ndeshjen e javës së pestë në Nations League.

Një humbje që i kushtoi vendin e parë në Grupin 2 të Ligës A, Spanjës, ndërsa në krahun tjetër, ishte një rezultat historik për Zvicrën pasi siguroi fitoren e parë në histori në tokën spanjolle dhe të dytën në duelet direkte pas qershorit të 2010, në Kupën e Botës, Afrika Jugut.

Pas humbjes, Enrique deklaroi se përfaqësuesja spanjolle ka ende mundësinë për të marrë vendin e parë, pavarësisht se luan në transfertën e Portugalisë, ndërsa shpjegoi edhe pse vendosi të mos aktivizonte Morata-n.

“Duhej të bënim më shumë dhe këtu besoj jemi të gjithë dakord. U prezantuam në këtë duel si kryesuesit e grupit dhe e kishim vlerësuar në maksimum këtë ndeshje ashtu si kundërshtarin. Gjithsesi, asgjë nuk ka përfunduar, kemi edhe një ndeshje tjetër dhe do të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren ndaj Portugalisë dhe të rikthehemi në vendin e parë. Morata? E mora në konsideratë, ai është ftuar gjithmonë në kombëtare, të paktën me mua si trajner. Është shumë i rëndësishëm për ne, por mendova të aktivizoja Borja Iglesias për t’i dhënë një shans, nuk asgjë për të thënë më shumë për këtë temë.” – tha trajneri.

Borja Iglesias debutoi me Spanjën, pasi ka bërë një nisje shumë të mirë në La Liga me Betis duke shënuar 6 gola në 6 ndeshje, por ndaj Zvicrës nuk ia doli të shënonte.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...