Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Humbja në “San Siro”, Luis Enrique: Zhvilluam një ndeshje të madhe, vuajtëm mbrojtjen e Milan-it

Paris Saint-Germain pësoi humbjen e dytë në Champions League, me kampionët e Francës që u mposhtën 2-1 përballë Milan-it.

Pas takimit, Luis Enrique theksoi se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por në fund ishte e vështirë për të thyer një kundërshtar që mendoi vetëm për mbrojtjen.

Lexo edhe: 

“Më pëlqeu skuadra. Ne shënuam golin e parë dhe kishim shumë mundësi, gjithmonë sulmonim. Milani është një skuadër e madhe dhe me shumë histori. Mënyra sesi ne luajtëm ndikoi që ndeshja të bëhej e çmendur, por nuk më pëlqeu që kundërshtari më pas u tërhoq totalisht dhe u bë shumë e vështirë. Mbappe ishte para Maignan dy, tre herë, Dembele gjithashtu. Goli i Giroud ishte përcaktues, por mos të harrojmë edhe shtyllën e Lee, pra ishim edhe pak pa fat. Donnarumma? Ai ka eksperiencën dhe pjekurinë e duhur dhe tregoi potencialin e tij. Futbolli është pasion dhe tifozët demonstruar pozicionin e tyre. Ambienti është i tillë kur nuk të pëlqen një lojtar, por për mua ai bëri një ndeshje të shkëlqyer”– përfundoi trajneri spanjoll.

Lajme të tjera

Euro 2024

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano...

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Legjionarët

Eurogol i Kleis Bozhanajt në Serie B. Mesfushori me tipare ofensive, erdhi nga pankina dhe i dhuroi Modenas fitoren 2-1 në derbin emilian përballë...

Lajme

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për...