Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Humbja me Partizanin djeg, duhet një Luftëtar perfekt për sprintin final

Humbja ndaj Partizanit nuk duhet përjetuar si fundi i botës tek Luftëtari, pasi një ndalesë e tillë në transfertë është diçka normale. Madje gjithçka mund të konsiderohet brenda normalitetit pasi bluzinjtë vinin nga një ecuri rekord prej 11 ndeshjesh pa humbje, duke u konsideruar si skuadra e momentit në kampionat. Në Selman Stërmasi gjirokastritët kanë dhuruar një nga ndeshjet më të dobëta të këtij edicioni nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika. Një humbje që djeg pikërisht për lojën e treguar por që mund të shihet si një sinjal pozitiv pasi ul me këmbë në tokë skuadrën pas ecurisë rekord. Në Gjirokastër nuk duhet të shqetësohen për zhgënjimin e javës së 24-ët, por për ecurinë që duhet të ketë skaudra në 12 javët e mbetura. Diferenca e Luftëtarit me Kukësin e vendit të dytë është 8 pikë me skuadrat që do të përballen me njëra tjetrën ditën e mërkurë. Ndërkohë vendi i 3-të që për momentin mbahet nga Flamurtari është vetëm 2 pikë larg dhe objektivi që mbetet Europa është mëse i arritshëm. Sezoni i kaluar duhet të shërbejë si mësim për luftëtarin, që gjatë të gjithë sezonit ishte një pretendent për të shkuar në europa league, duke lëshuar pikërisht në fund. Këtë edicion duhet një sprint final perfekt për të siguruar vizën drejt Europës dhe pikërisht kjo duhet të shqetësojë drejtuesit, për ti siguruar skuadrës kushtet dhe qetësinë ti shkojë deri në fund objektivit të vendosur.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...