Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Humbja surprizë me Kamzën, disfatë taktike për Ze Marian?

E ka nisur me humbje Tirana, një disfatë që dhemb përballë Kamzës, dhe si çdo zhgënjim ngre dhe pikëpyetje. Bardheblutë  vuajtën për të ndërtuar sidomos në pjesën e parë, Ze Maria kishte vendosur për një treshe muskujsh në mesfushë, Karabeci, Daja dhe Maveje, mund të konsiderohet një treshe shkatërruese, duke bërë që skuadra të ishte solide për të mos pësuar, por duke çaluar në ndërtimin e aksioneve, sidomos në aksin e qendrës.
Pak fantazi, ndërkohë që Winful Cobinah, i blerë për të bërë pikërisht 10-ë, në rolin e trekuartisit, e nisi në krah. Paraqitje pozitive ajo e tija, në fakt, edhe pse disi e ndrojtur, pasi për një lojtar me aftësi teknike pritet edhe që të ndërmarrë nismën për të dribluar një për një kundërshtarin e për të krijuar epërsinë numerike.

Mbetet për t’u parë nëse Ze Maria do të vazhdojë t’i besojë në krah, apo do t’i japë rolin e fantazistit në të ardhmen. Ndoshta këtë herë zgjedhjet ishin të kushtëzuara, pasi tekniku vendosi që Edon Hasani, ashtu si dhe Blazhevski, ta nisnin nga stoli, duke pritur që të arrijnë gjendjen optimale në aspektin fizik.

Të dy, në fakt, i dhanë një tjetër temp lojës, duke u futur si zëvendësues. Në minutat e para u pa një Tiranë më e prirur për të mos pësuar, tension, emocionet e rikthimit në Superiore apo zgjedhje taktike e trajnerit, arsyet mund të jenë më të ndryshmet, por zgjimi me vonesë këtë herë u pagua me një disfatë surprizuese. Kundërshtari i radhës është Teuta, mbetet për t’u parë nëse edhe këtë herë Ze Maria do të bëjë të njëjtat zgjedhje.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...