Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Humbje “e ëmbël” e Kukësit ndaj skuadrës më në formë turke

Humbje e ëmbël e Kukësit në miqësoren e parë të fazës përgatitore ndaj Istanbul Basaksehir. Skuadra verilindore u mposht me rezultatin 2-1, por duhet theksuar fakti se kishin përballë kryesuesen e Superligës së Turqisë, ku luajnë emra të tillë të mëdhenj të futbollit botëror si Inler, Arda Turan e Robinho (dy të fundit ishin në stolin e rezervave). Cungu aktivizoi që nga minuta e parë në këtë miqësore afrimin e rëndësishëm të merkatos së janarit, Eduart Rrocën, ndërsa Vasil Shkurtaj qëndroi në stolin e rezervave.

Është e kuptueshme që Basaksehiri ishte më dominues në lojë, duke shënuar dy gola me Bajic në pjesën e parë dhe Epureanu në të dytën. Gjithsesi, Arbër Çyrbja, i aktivizuar si zëvendësues, arriti të shkurtonte diferencën në 2-0 në fraksionin e dytë.

Miqësorja e radhës e Kukësit është ndaj skuadrës së Rostovit, që luan në kampionatin rus.

Basaksehir-Kukësi 2-1

29’ Bajiç, 61’ Epureanu / 79’ Çyrbja

Basaksehir: Volkan, Uçar, Farsak, Çelik, Peshken, Jojiç, Inler, Ajdogdu, Napoleoni, Elia, Bajiç.

Trajner: Abdullah Avçi

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Cuculi, Krasniqi, Rrumbullaku, Dzaria, Rroca, Kordeiro, Et’hemi, Rexhinaldo.

Trajner: A Cungu

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...