Femrat

VIDEO/ Humbje me 5 gola ndaj PSG-së, Vllaznia e pëson keq në Francë

Vllaznia e femrave është mundur me rezultatin 5-0 nga Paris Saint-Germain në “Stade Jean Bouin”, në një ndeshje e tretë të grupeve të Champions League, e cila u dominua e gjitha nga francezet.

Goli i parë i këtij takimi u realizua nga Geyoro në minutën e 39’, ndërsa autogoli i Gjergjit në minutën e 44’ thelloi avantazhin e vendasve.

Në fraksionin e dytë ekipi i PSG-së realizoi edhe tre gola të tjerë me Bachmann në minutën e 60’ që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 76’ rrugën drejt rrjetës e gjeti Baltimore, teksa në minutën e 85’ shënoi Folquet.

Pas javës së tretë Vllaznia renditet në vend të fundit të Grupit A me zero pikë, teksa PSG në vend të dytë me katër pikë, po aq sa Reali i vendit të tretë, por me madrilenët që numërojnë një ndeshje më pak, grupi kryesohet nga Chelsea që në dy ndeshje të luajtura ka marrë pikët e plota.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency