Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Humbje për rekord e Kombëtares së Femrave, Rusia e turpëron 148 -35

Tjetër turpërim për basketbollin e femrave, me Kombëtaren Shqiptare që theu çdo rekord negativ në Rusi, ku u mposht me rezultatin e thellë 148-35 nga vendaset në përballjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Vitit 2019, ku Shqipëria ndodhet në Grupin C. Që Rusia përfaqëson një tjetër nivel, kjo është e qartë, por një disfatë me 113 pikë diferencë shfaq qartë gjendjen e basketbollit shqiptar në kufijtë e amatorizmit.
Pavarësisht rrugëtimit të gjatë të skuadrës së drejtuar nga Viron Toska, është një paraqitje pa alibi, me Shqipërinë e basketbollit që bëhet qesharake në një kompeticion zyrtar. Shifrat flasin vetë, është një ndeshje me një drejtim dhe një skuadër të vetme mbi parket, Rusinë, që s’e ka problem për të krijuar diferencë që në periodën e parë 39-11. E njëjta histori dhe në vazhdim, me ruset që shkuan në pushimin e pjesës së parë me një avantazh të konsiderueshëm, teksa tabela e rezultatit tregonte 72-23.
Akoma më të rënda periodat e fundit për vajzat shqiptare, që në të tretën morën një rezultat të pjesshëm 40-11 ndërsa në të katërtën u mjaftuan vetëm duke parë ruset mbi parket, duke qenë se Shqipëria në gjithë fraksionin shënoi vetëm 2 pikë. Në fund, një humbje me rekord negativ 148-35, edhe pse disfatat e thella tanimë janë kthyer në traditë për kombëtaren e femrave, që ka pësuar më shumë se 100 pikë në këto eliminatore edhe përballë Hungarisë e Lituanisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...