Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Humbje që djeg për Partizanin, por ndaj Teutës pritet reagimi me tifozët!

Partizani pëson përmbysjen e parë sezonale në Kupë. Është vetë Skënder Gega ai që konfirmon një lloj përgjumje të skuadrës që ndoshta këtë herë nuk hyri në fushë me shpirtin e duhur, mungesë intensiteti në pjesën e parë, ku ndoshta goli i shpikur nga Telushi krijoi iluzionin e një fitoreje të lehtë, për tu bërë më pas pre e kundërsulmeve të Luftëtarit në një finale ku ndoshta skuadra akuzon edhe lodhjen fizike. Është një humbje që peshon, por më së shumti shërben edhe si leksion. Ky Partizan ka kualitet, por jo aq sa të ketë luksin për të fituar edhe kur motorët funksionojnë me gjysëm kapaciteti. Nuk është Skënderbeu i vitit të kaluar që mund ti lejonte vetes përgjumje falë superioritetit në cilësi që e bënin të ndryshonte ndeshjet duke luajtur qoftë edhe një segment loje.

Partizanit i duhet të japë 100 % për të fituar, është pikërisht kjo cilësi dhe forca e grupit që e kanë çuar në krye të klasifikimit. Ndoshta një faktor që mund të ketë ndikuar në performancën në Kupë ka qenë edhe mungesa e tifozëve në Elbasan Arena, me euforinë e transmetuar nga tribunat që shërben si një faktor i rëndësishëm për skuadrën në fushën e blertë.  Ndaj Teutës pritet të jenë, me klubin që ka zgjedhur opsionin për të paguar gjysmën e mbetur të dënimit për ti patur në një moment vendimtar të sezonit, pavarësisht vështirësive në takimet e fundit është momenti për të reaguar, këtë të dielë në Selman Stërmasi ndaj bregdetarëve nevojitet një fitore për të frenuar oreksin në rritje të rivalëve për titullin kampion.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...