Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Humor i prishur në kampin bardhezi, Pirlo në pankinë edhe ndaj Sassuolos

Juventusi është zgjuar me humorin e prishur, të nesërmen e disfatës me Milanin që e lë me një këmbë e gjysmë jashtë nga Championsi i ardhshëm, ndërsa Andrea Pirlo ka drejtuar skuadrën në qendrën stërvitore në Continassa, pasi pas dy ditësh luhet sërish, këtë herë në shtëpinë e Sassuolos.

Në selinë qendrore të Juventusit ndërkohë “Dita Pas” është ajo e vlerësimit që duhet të bëjnë drejtuesit, me Paraticin e Nedved prezentë për të vendosur të ardhmen e stolit kuqezi.

Juventusi ka përgënjeshtruar lajmin e një takimin, por mediat italiane zbulojnë nga burime brenda klubit, se Pirlo, pasi drejtoi seancën stërvitore të kësaj të hënë, do të jetë në stol edhe ndaj Sassuolos dhe do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Në fund të ndeshjes me Milanin, pozicioni i trajnerit ishte në diskutim, për e hëna ka sjellë mundësinë për të folur me mendje më të fortë. Zërat për sjelljen në drejtim të Tudor për ndeshjet e fundit, i vetmi në staf me eksperiencën dhe stofin e trajnerit, kanë gjetur kundërshtim në vetë afat kohore.

Luhet të mërkurën, dhe pastaj është ndeshja e fundit e kampionatit. Është e vërtetë se një zgjedhje e brendshme ishte e vetmja që mund të afronte mundësinë për tu vënë në jetë menjëherë, por duhen vendosur edhe modalitetet e largimit të Pirlos.

Në debutimin e tij në stol, trajneri nuk ja doli të kthejë kursin kur sezoni u përkeqësua, nëse shikon shifrat e 8 javëve të fundit Juve është një skuadër mestabele në një boshllëk ku kanë humbur edhe kampionët që ka në organikë.

Kushdo që ta përfundojë sezonin në stok ndërkohë, për të ardhmen ka një strategji të përcaktuar që të çon te rikthimi i Masimiliano Allegrit, ose te Zinedine Zidane.

Por zgjedhja e trajnerit të sezonit të ardhshëm, vjen e kushtëzuar edhe nga faktorë të tjerë, për shembull nga fakti se në cilin kompeticion europian, do të luajë Juventusi në sezonin e ardhshëm, apo dhe nga fati i atyre, si Paratici e Agnelli që do të vendosin për trajnerin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...