Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hygor e mbyll me Vllazninë, fjalë “të ëmbla” në mesazhin e lamtumirës

Hygor Guimaraes largohet Vllaznia. Në fakt, ishte një divorc i paralajmëruar, pasi futbollistit brazilian i përfundoi kontrata me klubin shkodran. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Hygor falënderon stafin për mundësinë që i dhanë, pa harruar fjalët “e ëmbla” për tifozët shkodranë, për mbështetjen që i dhanë pas humbjes së nënës së tij në fund të vitit të kaluar.

“Faleminderit Vllazni! E kisha për nder të vishja atë fanellë! Falënderoj presidentin (administratorin) Suad Lici,  Engin dhe trajnerin Mirsad Jonuz për mundësinë që më dhanë. Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen e tifozëve në momentin më të të vështirë të jetës sime. Faleminderit gjithë stafit!”

31-vjeçari gjatë këtij sezoni zhvilloi 21 ndeshje në Superiore me fanellën kuqeblu, duke realizuar 4 gola.

https://www.instagram.com/p/CDd6kpxHmtw/

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...