Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hyka: E kam përmirësuar Lilajn në “play station”, Amerika mbetet…

Ndër të ftuarit e shumtë në emisionin e radhës “FanZone” ishte edhe Jahmir Hyka, i cili ndodhet në kushtet e karantinës në Izreal (pjesë e skuadrës Sektzia Nes Tziona), në pritje të vendimin për rinisjen e kampionatit.

“U bënë gati rreth 2 javë që është ndalur kampionati e stërvitja, gjithçka. Po kalonim një moment të mirë në luftën për mbijetesë. Kjo është jeta, ka gjëra më të rëndësishme në jetë se futbolli”.

Situata në Izrael: Izraeli mbahet për sigurinë, kam fatin që jam në një ekip me Lilajn dhe e kalojmë kohën bashkë. Në momente karantine është mirë të jetë kështu, të kesh dikë afër. Luajmë “play-station” të dy, Lilaj është përmirësuar goxha, ka mësuar nga unë.

Nostalgjia për Kaliforninë: Është e kotë të bësh këtë pyetje, se Kalifornia dihet. Izraeli është shtet shumë i bukur, por Amerika mbetet Amerikë.

Përgatitjet në karantinë: Akoma nuk dihet se kur mund të rifillojmë, na kanë dhënë program të stërvitemi në mënyrë individuale. Do na lajmërojnë në një kohë të dytë, megjithatë ne duhet të jemi gati për të rifilluar.

I dobët në kuzhinë: Me gatimin jam shumë dobët, pjesën më të madhe të kohës ushqehem në restorante. Vetëm ndonjë gjë të vogël, për mëngjes. Uroj që shqiptarët të ndjekin rregullat në këtë periudhë, me disiplinë, pasi kështu gjithçka do të mbarojë më shpejt.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...