Jo më kot e quajnë “toka e mundësive”, në Amerikë Jahmir Hyka ka nisur një jetë të re në Amerikë ku vlerësohet së tepërmi. Edhe pse yjet e futbollit europian nuk mungojnë në MLS, ku falë milionave luajnë emra si David Villa, Pirlo apo Giovinco, Hyka ja ka dalë të lërë shenjën e tij me San Jose Earthquakes dhe revista e njohur ndërkombëtare “Four Four Two” në një artikull e cilëson si një ndër 7 lojtarët e kampionatit që meritojnë të vlerësohen më tepër duke evidentuar vecanërisht aftësitë teknike të Hykës. Përshkrimi për 29 vjecarin nga Tirana është plot elozhe, por të merituara. Në artikullin në fjalë shkruhet madje se më spektakolari për sa i përket aspektit individual në MLS mund të jetë “Messi i Shqipërisë” magjia e të cilit me topin i ka dhënë një dimension të ri sulmit të San Jose, duke luajtur një rol vendimtar në objektivin e skuadrës për të arritur për herë të parë në play off në këto pesë vjet si dhe faktin që për herë të parë skuadra kaliforniani shkoi në gjysmëfinalet e Kupës. Hyka shtatkurtër është fatal në sulmet e tij nga e djathta dhe falë aftësive të tij është shumë më tepër se një organizator i lojës së San Jose. Në analizë shkruhet se Hyka është më i miri i kampionatit në lojën një kundër një, me 29 vjecarin që sështë i aftë të dhurojë dicka speciale sa herë që ka topin, dhe jashtëzakonisht i aftë për të shpërthyer edhe në hapësira të vogla veprimi. Hyka shkruan “4-4-2” surprizon mbrojtësit kundërshtarë duke i bërë shokët e tij të skuadrës Chris Wondolowski dhe Danny Hoesen më të rrezikshëm , cka i evidentua edhe në ecurinë e ekipit në Kupë. Një analizë me fjalë të ëmbla mjaltë për Hykën që padyshim nuk duhet të jetë bërë pishman që la Luzernën dhe Europën për tu transferuar përtej Atlantikut, aty ku po tregon aftësitë e tij në Tokën e Mundësive.
