Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Hyri në fushë me flamurin kuqezi dhe përqafoi Benzemanë, shqiptari i solli fat francezit

Sapo nisi 15-minutëshi i parë shtesë në sfidën gjysmëfinale të Championsit mes Realit të Madridit dhe Manchester City-t në fushën e “Bernabeut” hyri një tifoz që shpalosi flamurin shqiptar. Kuptohet, në këtë rast ndeshja u ndërpre për disa sekonda derisa tifozi u nxor jashtë nga forcat e sigurisë.

Personi që ia doli të thyente masat e sigurisë la të kuptohej që ishte fans I Karim Benzemasë, por shkoi për të përqafuar pikërisht sulmuesin francez. Një përqafim që duket se i solli fat sulmuesit të Realit, pasi vetëm pak minuta më vonë fitoi një 11-metërsh që e shndërroi po vetë në gol.

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...