Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hyri në histori, Jorgji rrëfen eksperiencën në grupet e E.League dhe shpalos objektivat(Video)

Shqipëria në vitin 2016 shkroi historinë duke u përfshirë për herë të parë në finalet e kampionatit Europian, të njëjtën gjë bëri edhe Skënderbeu më 2015-ën duke siguruar pjesmarrjen në grupet e Europa League, historik ishte edhe muaji tetor për futbollin tonë, natyrisht jo me madhështinë e suksesve të sipërmendura por gjithsesi një arritje për t’u vendosur në kornizë. Enea Jorgji u bë gjyqtari i parë shqiptar që drejtonte një ndeshje në grupet e Europa League, më konkretisht takimin mes qipriotëve të AEK Larnacas dhe bullgarëve të Ludogorets. Arbitri elbasanas tregon emocionet e atij momenti si dhe ndryshimin që ka një ndeshje e kompeticioneve europiane me kampionatin shqiptar.

Paraqitja e Jorgjit në Europa League ishte mjaft pozitive dhe këtë e vërtetoi edhe fakti që UEFA i caktoi një tjetër ndeshje në Uefa Nations League ku 34-vjeçari sëbashku me trupën e gjyqtarëve shqiptarë do të vendosë drejtësi në takimin mes Hungarisë dhe Estonisë.

Sportistët udhëhiqen nga ëndrrat e njëjta gjë ndodh edhe me gjyqtarët, pavarësisht se Jorgji nuk e thotë konkretisht majën e ambicieve të tij, dëshira është për t’u ngjitur sa më lart në kompeticionet europiane.

Në Superiore këtë sezon i janë dhuruar hapësira shumë gjyqtarëve të rinj, sipas atij që konsiderohet më i miri në këtë rol, kjo është një politikë që do të sjellë zhvillim.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...