Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Hyrja e tifozëve në fushë shqetëson Evertonin, vjen paralajmërimi i fundit

Në fundin e sezonit të kaluar, tifozët e Evertonit pushtuan fushën për disa minuta, pasi skuadra ia doli të përmbysë rezultatin ndaj Crystal Palace dhe sigurojë mbijetesën në Premier League.

Por nëse atëherë gjithçka u kalua me nota festive, skuadra nga Liverpooli nuk ka ndërmend ta tolerojë më një sjellje të tillë, që u shfaq në “Goodyson Park” edhe në miqësoren ndaj ukrainasve të Dynamo Kiev, ku disa adoleshentë zbritën në fushën e gjelbër.

Për këtë arsye klubi i Everton reagoi nëpërmjet një komunikate, ku sqaroi se nuk do të tolerojë më zbritjen në fushën e lojës dhe theksoi se ky gjest përbën sjellje kriminale, që mund të dënohet nga ndalimi i hyrjes në stadium, deri në ndjekje penale.

“Hyrja në fushën e lojës është një sjellje kriminale dhe klubi i Evertonit është i detyruar të bashkëpunojë me autoritetet për të evidentuar të gjithë individët që do të bëjnë këtë veprim. Ndalimi i hyrjes në stadium dhe deri te ndjekja penale, do të jenë ndër masat që do të merren për t’i dhënë fund praktikës së zbritjes së tifozëve në fushë”, thuhej në reagimin e klubit nga Liverpooli.

Tifozët e Evertonit pushtojnë fushën pas ndeshjes me Crystal Palace

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...