Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hyrja vetëm me karta identiteti, sektori i “Tirona Fanatics” bosh ndaj Dinamos

Mbrëmjen e sotme në orën 19:45, në stadiumin Air Albania luhet derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës. Bardheblutë janë në kërkim të fitores së parë për këtë vit pas barazimit me Vllazninë, ndërsa iu duhet të ruajnë edhe distancën me ndjekësit si Laçi dhe Kukësi. Mirëpo, ndaj Dinamos, të besuarve të trajnerit Orges Shehi do t’iu mungojë përkrahja e pjesës më të zhurshme të tifozëve, “Tirona Fanatics”.

Nëpërmjet një njoftimi të fundit, tifogrupi i Tiranës ka bërë të ditur se nuk do të jenë në tribuna për shkak se në hyrjen e stadiumit do të kërkohen kartat e identitetit. Diçka që “Fanatics” nuk e pranojnë dhe prej kohësh e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre në lidhje me këtë temë.

Sakaq, një tjetër arsye e “Fanatics” për të qëndruar larg stadiumit në ndeshjen ndaj Dinamos është edhe fakti se policia në hyrje do të ketë një listë me 120 persona të cilët nuk do të lejohen të futen në stadium për shkak se cilësohen si të rrezikshëm për të shkaktuar trazira.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...