Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Hysaj bën “mea culpa”: Koha të reflektoj, duhet të bëj më shumë për fanellën

Elseid Hysaj gaboi sërish në Izrael dhe ndihmoi Izraelin të marrë fitoren ndaj Shqipërisë, ndërsa pas ndeshjes bëri një “mea culpa”, duke pranuar se duhet të japë shumë më tepër.

Pse vjen një tjetër humbje?
Nga gabimet individuale, siç e bëra edhe unë. Po gabojmë shumë në çdo ndeshje dhe kjo po na penalizon vazhdimisht.

A ndikoi rikthimi te skema me pesë në mbrojtje?
E kishim planifikuar që nëse nuk do na ecte mirë me 4, do ktheheshim me 5 dhe ashtu ndodhi. Kur u vumë në vështirësi, u tërhoq Gjasula. Por besoj se nuk ishte problemi i skemës, sesa i gabimeve individuale, që ne bëmë edhe sot.

Si ndiheni që vazhdojmë të humbim nga gabimet e tua?
Normal që nuk ndihem mirë, pasi unë duhet të jap shumë më tepër. Pikërisht nga dëshira për të dhënë më shumë, shpesh gaboj. Sot ka qenë një nga ndeshjet më negative për mua dhe do ta analizoj me veten, për të reaguar në sfidat e ardhshme.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...