Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hysaj: Endërroj shiritin e kapitenit

Është vetëm 23-vjec, por në fushë ai është një lider i vërtetë dhe di ta udhëheqë skuadrën që nga prapavija. Është aktivizuar në 32 ndeshje me Shqipërinë deri tani dhe me të drejtë ngjason me një futbollist veteran sa herë mban veshur ngjyrat kuqezi. Hysaj për Shqipërinë nuk është një lider vetëm në fushën e lojës por përpara gazetarëve për mënyrën sesi flet. Në konferencën e rradhës për shtyp mbrojtësi i Napolit, përcolli optimizëm për dy sfidat elimintaore të muajit Shtator por në të njëjtën kohë e vuri theksi te Lihtenshejni pasi sfida e Elbasan Arenas pavarsisht se përballë është një kundërshtar modest mbetet një prioritet për Shqipërinë.

“Duhet të shohim ndeshjen e parë me Lihtenshtejnin të fitojmë njëherë këtë ndeshje dhe pastaj të mendojmë për Maqedoninë, e dimë që Maqedonia është një skuadër më e përgatitur por ne duhet të kalojmë njëherë Lihtenshtejnin dhe të shkojmë me entuziasëm drejt Maqedonisë”.

Tifozët kuqezi gjithmonë kanë qenë lojtari i 12-të dhe Hysaj nuk ngurroi tu bënte thirrje fansave të jenë sa më të shumtë në numër për të mbështetur Shqipërinë në sfidën e rradhës ndaj Lihtenshtejnit.

“Tifozët duhet të vinë gjithmonë ta përkrahin kombëtaren sepse ekipi përfaqësues nuk është si klubet që luan cdo javë, ne futbollistët vimë këtu për të përfaqësuar kombin tonë dhe tifozët duhet të vinë të përkrahin kombin e tyre. Unë mendoj që tifozët shqiptarë na kanë mbështetur gjithmonë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë”.

Në këtë grumbullim të rradhës Shqipëria vjen me disa risi sic janë mbrojtësit Balliu e Memolla por edhe mesfushori Valon Ahmedi që janë grumbulluar për herë të parë. Sipas 23-vjecarit nga Shkodra prurjet e reja e kanë potencialin për të qenë futbollistë të rëndësishëm për Shqipërinë në të ardhmen. Më pas mbrojtësi bëri një krahasim mes trajnerit të ri Christian Panuccit dhe ish teknikut Gianni De Biasi, ndërsa nuk preferoi të polemizonte për vendimet e trajnerit Panucci, në lidhje me Sokol Cikalleshin.

” Të gjithë trajnerët kanë një mënyrë të ndryshme të stërvitjes dhe të lojës, besoj që me Panuccin do të ndryshojmë dicka për mënyrën sesi do të luajmë por të shohim sesi do të na vendosë trajneri të Shtunën në fushë. Por mos prisni ndryshime të mëdha. Futbollistët me trajnerët shkojnë mirë dhe jam i sigurtë se dhe ne Panuccin do të kemi një raport të shkëlqyer, unë personalisht apo edhe të gjithë shokët e skuadrës. Kjo është një zgjidhje e trajnerit dhe është ai që vendos.Nëse trajneri e mendon kështu mund të ndodhë që të largojë nga ekipi përfaqësues edhe një futbollist që ka 10 vite te Shqipëria. Nëse trajneri përdor dorën e hekurt është zgjedhja e tij ne futbollistët duhet të zbatojmë rregulloren e përcaktuar nga trajneri”.

Me tërheqjen nga futbolli të Lorik Canës shiriti i kapitenit në kombëtare mbahet nga Ansi Agolli, por edhe mbrojtësi i krahut të majtë është në vitet e fundit të karrierës së tij dhe në ardhmen kapiteni i ri mund të jetë pikërisht Elseid Hysaj.

“Shiriti i kapitenit do të thotë shumë për një lojtar, por shiriti nuk është gjithcka rëndësi ka të jesh pjesë e kombëtares. Gjithsesi dëshira do ishte e madhe që të isha unë kapiteni në të ardhmen edhe pse nuk jam nga ata lojtar që shiritin e kapitenit e vendos në rradhë të parë”.

Lajme të tjera

Legjionarët

Ernest Muçi njihet për golat e bukur që shënon. Sulmuesi i talentuar shqiptar, tundi rrjetën kundërshtare në takimin Piast Gliwice-Legia e Varshavës, sfidë që...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Champions League

Dëmtim i rëndë tek Atletico Madrid. Colchoneros u thyen 3-0 në fushën e Valencias, ndërkohë që Diego Simeone ka humbur edhe shërbimet e Thomas...

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...