Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Hysaj ëndërron golin e parë: E pres prej kohësh

Elseid Hysaj u shfaq në krah të trajnerit Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Salzburgut, të vlefshme për Europa Leaguen.

Mbrojtësi shkodran bëri thirrje për përqendrim maksimal, duke kujtuar se asgjë nuk ka mbaruar, pavarësisht se napolitanët arritën të triumfojnë me rezultatin 3-0 në sfidën e parë.

“Luajmë në një stadium të nxehtë dhe përballë një kundërshtari që ka shumë cilësi, pavarësisht se fituam ne 3-0 në ndeshjen e parë. Duhet të tregohemi të qetë dhe të përqendruar maksimalisht, për të kontrolluar lojën nga fillimi në fund. E dimë që do të jetë e vështirë, por do të përballemi pa frikë, për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë”, tha mbrojtësi shkodran.

Me uljen në stol të Ancelottit, Hysaj është lënë shpesh në stol nga Ancelotti, ndërsa në jo pak raste është aktivizuar edhe si mbrojtës i majtë. Megjithatë shkodrani pranon qetësisht zgjedhjet e trajnerit dhe shprehet se mund të luajë kudo, ndërsa tregon se mezi pret golin e tij të parë.

“Jemi 23 lojtarë në skuadër dhe të gjithë synojmë të luajmë, por unë jam gati të sakrifikoj dhe të luaj ku të dojë trajneri. Prej kohësh pres golin tim të parë me Napolin dhe angazhohem shumë për ta bërë këtë, por nuk ia kam dalë, Megjithatë jam i qetë dhe natyrisht që do të gëzohesha shumë kur të vinte”, tha Elseid Hysaj.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...