Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Hysaj jep siguri, por Mertens e Milik “tradhtojnë” Napolin ndaj Fiorentinës

Fiorentina bëhet sërish pengesë në tentativën e Napolit, për të zbritur Juventusit nga “froni”. Edhe nëse do të fitonte skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti, bardhezinjtë duken të pandalshëm në rrugëtimin e tyre për të siguruar titullin e radhës,

Me Elseid Hysajn tituallar ndoshta Ancelotti i dha më shumë siguri prapavijës, por në fazën sulmuesi “u tradhtua” nga Milik e Mertens, që edhe pse i patën rastet, nuk arritën ta shtynin topin drejt rrjetës. Përfundoi e rrjeta të paprekura kjo përballje e zhvilluar në “Artemio Franchi”, ku mbrojtësi shqiptar qëndroi në fushë deri në fund. U vlerësua në fund me një notë mesatare, teksa vetëm Koulibaly pati performancë më pozitive se shqiptari te skuadra e Napolit.

Napoli me këtë barazim i jep mundësi Juventusit që të krijojë një distancë prej 11 pikësh me ndjekësit më të afërt në transfertën e Sassuolos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...