Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Hysaj: Lituania e vështirë, Napoli shtëpia ime e dytë!

Ashtu si para ndeshjes ndaj Bjellorusisë edhe përpara sfidës ndaj Lituanisë Elseid Hysaj doli në konferencë për shtyp sëbashku me trajnerin Edoardo Reja. Kapiteni i kombëtares vlerësoi maksimalisht kundërshtarin e radhës Lituaninë, duke u kërkuar shokëve të skuadrës përqëndrim për këtë sfidë. Përsa i përket të ardhmes së tij, Hysaj theksoi se shpreson të rinovojë me Napolin, pasi të kaltrit janë shtëpia e tij e dytë, ndërsa nuk e fshehu dëshirën për të gjetur sërish golin me kuqezinjtë.

“Është pak e vështirë ndaj Lituanisë, pasi kemi pasur shumë pak kohë për të rikuperuar energjitë. Kemi parë disa video dhe kemi kuptuar se Lituania luan shumë bukur dhe të vë në rrezik. Luajnë shumë në sulm për të shënuar, por kjo mund të na ndihmojë për të pranuar kundërsulmin”.

“Roli aktual në Kombëtare? Është një rol i ri, pasi gjithmonë kam luajtur me 4, por më pëlqen si rol, pasi më jep mundësi të shkoj përpara, për të provuar golin. Jam shumë i kënaqur me rolin që më ka dhënë trajneri”.

“Karriera ime tani është në lulëzim, pasi jam vetëm 26 vjeç. Me Napolin besoj se do të gjejmë një zgjidhje pasi është si shtëpia ime e dytë. Shpresoj që të rinovoj dhe të qëndroj aty për shumë gjatë”.

“Unë kam shumë qejf të shënoj sa më shumë. Shpresoj që të shënoj dhe më pëlqen goli. Shpresoj që ditën e nesërme të bëj një gol.”, u shpreh Hysaj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...