Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Hysaj: Ndjehem kapiten i kuqezinjve; Mendojmë për Andorrën, jo për Panuccin

Elseid Hysaj, në cilësinë e kapitenit të skuadrës, ishte në krah të trajnerit të përkohshëm Ervin Bulku, në konferencën për shtyp të organizuar para takimit me Andorrën.

Mbrojtësi shkodran i kuqezinjve nuk preferoi të ndalet te shkarkimi i Panuccit, duke kërkuar që skuadra të përqendrohet maksimalisht vetëm te sfida e nesërme me Andorrën, ku fitorja është një detyrim.

Si është situata në skuadër, pas shkarkimit të Panuccit?
Nuk duhet të mendojmë shumë punën e trajnerit, pasi kemi një ndeshje shumë të rëndësishme që duhet ta fitojmë patjetër. Duhet të triumfojmë për moralin e Shqipërisë dhe për moralin tonë, ndaj të shohim përpara dhe të përqendrohemi te ky takim. Duhet të fitojmë edhe për të qëndruar brenda objektivave tona.

Ndeshja me Andorrën është nga ato që duhet fituar patjetër. A mendonin se kjo ndeshje nuk vjen në moment të përshtatshëm?
Me njohjen që kam me çunat, jemi të gjithë me mendjen që këtë takim duhet ta fitojmë patjetër. Nuk duhet të mendojmë për asgjë tjetër, por vetëm për takimin e nesërm, të cilin duhet ta fitojmë patjetër.

Si është situata në dhomat e zhveshjes?
Unë besoj se është shumë e mirë, pasi kemi humbur vetëm një ndeshje dhe lufta vazhdon. Çunat janë në formë shumë të mirë, ndaj besoj që e kemi marrë veten edhe moralisht, dhe jemi gati të zbresim në fushë për fitore nesër.

Para ikjes, Panucci tha se disa lojtarë kanë qarë kur mësuan largimin e tij…
Kështu e ka futbolli, me njerëz që ikin dhe të tjerë që vijnë. Ne nuk mund të rrimë pas gjërave, por duhet të shohim përpara, pasi kemi angazhime të rëndësishme. Sigurisht që ka pasur momente mërzitjeje, pasi kemi kaluar edhe momente të bukura me trajnerin Panucci.

A është pak ofenduese për ju, shprehja e Panuccit “këta futbollistë janë”? Nga i buronte gjithë ky mosbesim ish trajnerit?
Nuk e di nga i buronte ky mosbesim, por çdo trajner ka mendimet e veta për lojtarët në dispozicion dhe bën punën e tij me ta. Unë besoj shumë te ky ekip dhe ndonëse ne këta jemi, kam mendimin që do të bëjmë diçka spektakolare. Panucci e ka tërësisht gabim mendimin e tij.

Pas ndeshjes me Turqinë, Panucci tha se këta janë lojtarët që ka në dispozicion. Beson se këta lojtarë mund të bëjnë më shumë sesa kanë treguar deri tani?
Është e vërtetë që këta janë lojtarët, por janë të njëjtët që çuan skuadrën në Francë dhe i bënë të lumtur. Këta lojtarë kanë aftësinë të ndryshojnë momentin dhe të na rikthejnë te suksesi.

Çfarë di rreth Andorrës dhe performancës së saj?
Andorra është një skuadër shumë e fortë dhe të gjitha skuadrat që luajnë ndaj saj, e kanë të vështirë ta mposhtin, gjë që e pamë edhe me Islandën. Ne kemi marrë të dhënat mbi kundërshtarin dhe shpresojmë që me trajnerin tonë, të gjejmë mënyrën për të marrë 3 pikët.

Ndjehesh 100% kapiten dhe lider i kësaj skuadre?
Besoj që po, pasi çunat janë gjithmonë afër meje dhe unë pranë tyre. Unë besoj se jam dhe shpresoj se do vijoj të jem kapiten i klësaj Kombëtareje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...