Kombëtare

Hysaj: Nuk çmendemi me një ndryshim skeme, e kuptoj pse Panucci…

Hysaj ishte një nga mungesat e mëdha të Shqipërisë në sfidën miqësore ndaj Jordanisë por mbrojtësi i Napolit dhe njëkohësisht zëvendëskapiteni i ekipit kombëtar do të rikthehet në formacionin titullar në duelin e radhës ndaj Izraelit që është një sfidë zyrtare dhe vlen shumë me tepër se ajo ndaj Jordanisë. Shkodrani e ka mirëkuptuar vendimin e Panuccit për ta lënë jashtë në sfidën ndaj përfaqësueses aziatike ndërsa në konferencën për shtyp theksoi se mungesat në sulm ndikojnë por lojtarët që luajnë kanë eksperiencën e mjaftueshme për të zëvendësuar ata që nuk janë.

Panucci tha se e kurseva Hysajn, pasi kishte shumë ndeshje. E keni ndjerë peshën e këtyre minutave?

Trajneri ka të drejtë, pasi te Napoli kemi pasur shumë ndeshje këtë periudhë. Duhej të luajnë edhe të rinjtë, pasi në këto ndeshje duhen parë edhe ata. Bëri mirë që disa lojtarë i la pushim.

Dje u ndje mungesa e krosimeve tua…

Lojtarët që ishin dje luajtën mirë. Të dielën, unë do jap maksimumin, të luajmë mirë dhe të bëjmë ndonjë gol për të vazhduar rrugën tonë. Besoj se ndaj Izraelit mund t’ia dalim. Dje ishte e vështirë, Jordania u mbyll, por treguam karakter. Punë centimetrash nuk hyri goli.

Keni qenë në fushë kur fituam 0-3 në Izrael. Ku ndryshon kjo Kombëtare?

Fituam 0-3, por vinim edhe nga humbja me Luksemburgun. Të njëjtët lojtarë jemi, ndryshime nuk ka shumë, besoj se jemi gati për të luajtur ndeshjen.

A është ende e paqartë skuadra?

Jemi lojtarë profesionistë, ne nuk është se çmendemi në lojë kur na ndryshojnë pak taktikën. Të gjithë luajmë në kampionate të mëdhenj. Thjesht, na duhen 2-3 ditë që të kuptojmë si të japim më të mirën në fushë.

Cikalleshi, Sadiku, disa mungesa në sulm. A ndihen?

Ata janë lojtarë të mirë, dihet që na mungojnë, por ka edhe tani lojtarë që mund të bëjnë mirë, dhe e kanë treguar veten edhe atje ku luajnë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top