Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Hysaj nuk rinovon me Napolin, ridel në skenë “Zonja e Vjetër”

Napoli's Albanian defender Elseid Hysaj eyes the ball during the UEFA Europa League last 16, second leg football match Salzburg v Napoli on March 14, 2019 in Salzburg. (Photo by JOE KLAMAR / AFP) (Photo credit should read JOE KLAMAR/AFP/Getty Images)

Elseid Hysaj duket se ka rilindur te Napoli pas periudhës së errët që kaloi nën drejtimin e Ancelottit. Me emërimin e Gattusos trajner, mbrojtësi shqiptar ka luajtur shumë më tepër, madje në disa pozicione, megjithatë palët nuk kanë ndërmend të rinovojnë kontratën, që i skadon pas një viti. Për këtë arsye, klubi dhe përfaqësuesi i shqiptarit, Mario Giuffredi, po punojnë për një zgjidhje sa më të mirë për të ardhmen.

Orët e fundit, në mediet italiane janë shtuar zërat për interesimin e Torinos, por qëndrimi i 26-vjeçarit për këtë mundësi duket se nuk ka qenë pozitiv. Sipas “AreaNapoli.it”, për shqiptarin interesohet edhe Juventusi, ku trajneri Maurizo Sarri (mentori i shkodranit që kur drejtonte Empolin) do ta priste me shumë kënaqësi.

Hysaj, sipas zërave të fundit, mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje të madhe mes Juventusit dhe Napolit. Shkodrani dhe Milik do të shkonin në Torino, kurse Bernardeschi dhe Higuain në Napoli.

Për shkak të krizës së Koronavirusit, klubet duhet të gjejnë mënyra kreative për merkaton, duke parë se mungojnë paratë “cash”. Marrëveshja të tilla, që deri dje konsideroheshin utopike, mund të bëhen realitet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...